Gjykata jep detaje për rastin në Fushë Kosovë ku u 'kacafytën' nipi e daja

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 18:30
Gjykata jep detaje për rastin në Fushë Kosovë ku u 'kacafytën' nipi e daja

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet A.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënie seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi i gjykatës.

(Kosova Sot Online)