Vjen paralajmërimi i rëndë: Ky është rreziku për Kosovën në Samitin e Parisit

  • 09 June 2019 - 11:58
Vjen paralajmërimi i rëndë: Ky është rreziku për Kosovën në Samitin e Parisit

Profesori universitar dhe njohës i afërt i të gjitha zhvillimeve politike të pas luftës në vend, ish deputet nga legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës, Muhamet Kelmendi, thotë se përbërja e ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë është krejtësisht e parëndësishme dhe vetëm një dekor i Hashim Thaçit.

Ai ka paralajmëruar rrezikun që i kanoset Kosovës në Samitin e Parisit nga qëndrimi i pa ndryshueshëm i Hashim Thaçit. 

“Është e qartë se grupi punues ka qenë një mjet tjetër, përkatësisht një përpjekje që çështjen e bisedimeve për të ia kthyer Kuvendit. Ishte koha kur u organizua grupi i tillë në të cilën presidenti i vendit veç bënte përpjekje, mos ndoshta edhe kishte nënshkruar, mbi ndarjen a shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Ky ishte një mjet për të ndalur këtë president nga përcaktimet e tilla q ishin bërë midis kriminelit Vuqiq dhe Hashim Thaçit . Pra, ishte periudha kur flitej mbi ndarjen, shkëmbimin e territoreve dhe mbi çështjet tjera, që më vone iu vu ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën me shkëmbim territoreve’, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, është shumë e sigurt që bashkëkryesuesit e ekipit negociator në këto bisedime, në samitin e Parisit do të jenë aty vetëm formalisht.

“Pjesëmarrësit e takimit në Paris kanë me qenë tre veta që janë njëherit udhëheqës të shtetit në Kosovë. Me atë delegacion shkojnë edhe bashkëkryetarët e grupit të bisedimeve. Dhe, natyrisht se krejt këtë e udhëheq presidenti i vendit”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Një rol këtu ai thotë se mundë të kenë edhe kryeministri i cili ka marr tash përkrahje të duhur për qëndrimet e tij nga ana e Berlinit. 

“Por e mira do të ishte që krerët e shtetit, që të tre të kenë qëndrim unik dhe jo të ndarë për të gjitha çështjet gjë që po duket se është e pa mundur të bëhet për shkak se presidenti ka krejtësisht opsion tjetër para vetes për arritjen e marrëveshjes, që është opsioni i ndarjes. E mira është të bëhet unifikimi i mendimeve dh i qëndrimeve në mënyrë që në Paris të kemi unitet midis anëtarëve të delegacionit të Kosovës. Mirëpo, pikëpamjet janë shumë larg me njëri tjetrin dhe nuk mendoj se presidenti ndalet. Hashim Thaçi është njeri që nuk dëgjon dhe nuk bashkëpunon me vendorët. Ai ju nënshtrohet interesave të tjera”, përfundoi profesori, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)