Blernad Stavilecit bashkë me gruan që i punon në Telekom merr 37 mijë euro në vit

  • 09 June 2019 - 12:43
Blernad Stavilecit bashkë me gruan që i punon në Telekom merr 37 mijë euro në vit

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik e tash zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, siç duket nuk i ka punët mirë financiarisht. Ai posedon një banesë në vlerën e 100 mijë eurove. Por në anën tjetër, Stavileci i detyrohet shtetit me mijëra euro. Në deklarimin e pasurisë, zyrtari i PDK’së, ka paraqitur të dhënat se borxh institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë u ka rreth 144 mijë euro.

Blerand Stavileci i PDK’së, siç duket është i zhytur në kredi. Ai për 15 vite do të duhet që t’u paguaj bankave shumën prej 144 mijë eurove për tre kredi të marra.

Për blerje të patundshmërisë, Stavileci ka marrë hua rreth 87 mijë euro. Ndërkohë që për një plerje tjetër po ashtu patundshmëri, ish-ministri në kredi ka hyrë në vlerën e 30 mijë eurove.

Ndërkohë për të blerë veturë Blerand Stavileci, në kredi ka hyrë në vlerën e 27 mijë e 200 eurove.

Këto të dhëna, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tash anëtar i partisë së Kadri Veselit i ka dhënë në deklarimin e pasurisë që Agjencia Kundër Korrupsion e ka publikuar së fundmi me të dhënat e të hyrave për zyrtarët publikë në vend.

Por krahas borxheve, Stavileci, posedon një banesë në Prishtinë, vlera e së cilës arrin në 100 mijë euro. Banesa është në emrin e prindit të Blerandit. Ndërkohë, ai posedon edhe një lokal në vlerën e 48 mijë eurove.

E në bankë, Stavileci së bashku me gruan e cila i punon në Telekomi i Kosovës i kanë të kursyera afro 7 mijë euro.

Ndërkohë, në të hyrat vjetore, anëtari i PDK’së, Blerand Stavileci si Shef i këshilltarëve komunal te PDK-së në Komunën e Prishtinës, si pagë vjetore i merr veç 2 mijë euro.

Tutje si Shef stafi në Kuvendin e Kosovës, Stavileci merr pagë vjetore në vlerën e 21 mijë eurove.

Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)