Kërkohet urgjentisht VETTING-u në Kosovë

  • 09 June 2019 - 18:59
Kërkohet urgjentisht VETTING-u në Kosovë

Sipas shumicës së njohësve të zhvillimeve politike në vend, përgjegjësit kryesor për degradimin e shoqërisë së re kosovare janë të gjithë politikanët pa dallim, ata që janë në krye të Republikës dhe të komunave për tash e mbi dy dekada që prej përfundimit të luftës.

Sipas tyre, kjo garniturë politike me këtë karrierë në institucione do të duhej nënshtruar menjëherë një VETTING-u të mirëfilltë, pasi që grupet mafioze përmes lidhjeve me këta njerëz kanë arritur të marrin pushtetin dhe të shtrijnë ndikimin në vendimmarrjen politike dhe institucionale.

Sipas tyre, kështu i kanë bërë të këqija të jashtëzakonshme perspektivës së vendit.

VETTING-un për ta pastruar gjithë këtë skenë politike, e sheh me urgjencë edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Një proces Vetingu për politikanët kosovar për të gjithë ata që për ketë 20 vite kanë qenë në pushtet në të dy nivelet, do të ishte shumë i shëndetshëm për funksionimin e shtetit dhe perspektivën e tij integruese euro-atlantike. Ky VETING po ashtu do të bënte edhe dekriminalizimin e skenës politike që është çelësi kryesor edhe për dekriminalizim apo për ç’kapen e institucioneve të tjera siç është drejtësia dhe siguria nga nëntoka kriminale që kanë mbështetje politike”, tha Haziri për Kosova Sot Online”. 

Mirëpo, analisti Haziri thotë se ende nuk vullnet te politika e tanishme që të fillohet një proces i tillë, sepse të korruptuarit nuk veprojnë kundër vetes së tyre, prandaj zvarritja e një ligji të tillë do të merr akoma shumë kohë për Kosovën.

“Megjithatë unë nuk shoh vullnet dhe gatishmëri te partive politike për të mbështetur një proces VETING-u, dhe kjo fletë vet se kjo klasë politike i frikësohet nënshtrimit të Vetingut pasi që janë të vetëdijshëm për veprimtarit e tyre kriminale. Po ashtu në rast se do të ketë një proces të tillë VETING-u për klasën politike ai patjetër duhet të përcillet edhe legjislacion të fortë dhe të pa kompromis i cili do të bëj edhe koksifikimin e pasurisë të paligjshme të fituar nga politikanët e ndryshëm nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, përfundoi analisti, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)