Sa janë vetëdijësuar shoqëria shqiptare!

  • 08 June 2019 - 21:16
Sa janë vetëdijësuar shoqëria shqiptare!

Ndoshta ne nuk jemi përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhemi, mirëpo sigurisht jemi përgjegjës në rastë se nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar atë. Megjithatë pyetja që duhet ngritur është, a jemi ne si grup-e shoqërore të vetëdijshëm për papërgjegjshmërin e cila na ka rrëmbyer në perandorin e saj?

Edhe pse të jemi realist një pjesë të këtyre grupeve nuk ju funksionon mekanizmi për përpunimin e informacioneve për të arritur deri të ndërgjegjësimi i plot, bazuar në atë se cfarë është në të mirën e gjithë grupit ose të grupeve si tërsi. Arsyeja e dale nga gjendia real e cila e mbështetë argumentin se shumicës së njerëzve të disa grupeve u mungon aparati për përpunimin e informacineve ashtu siç është në realitetë, është fakti se çdoditë e më shumë nëpër media si ato të folura si ato pamore dhe të shkruara po dalin vidoingjizime, argumente të arsyetuar mjaftueshëm dhe fuqishëm në gazeta posaqërishtë në gazetën me të lexuar “Kosova sot” që flasin realisht se e gjithë aparati shtetrorë e cila është ndërtuar për t’ju shërbyer këtyre grupeve është pushtuar pamshirshëm siç i pushtonte Aleksandi i madh territoret e Perandorisë Persiane me në krye Dariusin e madh duke shkatërrua çdogjë qëi dilte përpara. si rrjedhojë, nuk u vihet edhe qa faj se pse nuk mund të ndjejnë përgjegjësi për gjendjen depresive e cila po mbizotron në Kosovë . Sidoqoftë le të kthehemi në temë. Sa i përket papërgjegjshmërisë për të ndryshuar gjendjen . Një grup njerëzish të cilët gëzojnë mirqenie sociale justifikohen duke pohuar se çfarë mund të bëjmë ne të shkretit për ta ndryshuar, ngase nuk kemi force, ndaj disa njerëzve me bindje feudalodogmatike të cilët ndodhen në krye të kështjellave që në letër figurojnë si institucione po pse këta cfarë na qenkan Zeusa të cilët zotërojnë fuqi mbinatyrore që të mos mund përballimi me ta!? Apsulutisht këta janë ca injorant paedukat, pakultur mbitëgjitha, ndërgjegje të pastër me nostalgji të diktatorve me të mëdhenje që ka njohur historia botërore, duke filuar nga Diokleciani diktator i Perandorsi Ilire të viteve 230 para erës sonë, gadishulli Ilirik qendrorë. Konstantini diktator i Perandoris Romake të viteve 300 para erës sonë, gadishulli Ilirik perendimor sot Ballkani. Kserksi diktator i Perandoris Persiane gadishulli Lindor i viteve 680 para erës sonë Azia e vjetër . Sulltan Murati 2 diktator i Perandorsë Otomane të viteve 1421 para erës sonë. Diktatori Sulltan Mehemet Pushtuesi 2 i viteve 1450 para erës sonë. Për të ardhë deri tek diktatorët si Lenini i Perandorsië Russe për të vazhduar të Stalini tani Putini dhe i fundmit Diktatori Enver Hoxha i Shqipëerisë . Arsyeja pse i përmenda këto figura të diktaturave me të tmerrshme është, sepse këto janë modele të cilët kanë arritur të mbijetojnë në krye të perandorive duke i masakruar liritë dhe të drejtat e njerëzve e si rrjdhojë sot janë modeli më i dashur i tyre. Ndonëse u zgjata pak por ishte e nevojshme. Gjithsesi të mbetëmi të grupi. Këta njerëz padyshim i takojnë nivelit të ultë të intelegjencës në funkësion të mundësisë për të gjykuar drejtë dhe për të bashkëpunuar , pse ?

Sepse nuk janë në gjendje ta kuptojnë mbi të gjitha ta besojnë se kultivimi i bashkimit në një ide dhe guximit për ta zbatuar në jetën reale, padyshim i ndryshojnë gjërat. Kurse një grup tjetër shoqëror jo edhe aq i gjërë e ka gjëndjen në puthitje me nevojat e tyre të cilat ia kushtëzon jeta vetëm domethënë që të mbijetojë. Ky grup për dallim nga grupi i parë i cili është në një mirëqenie sociale standard, por logjika e shëndosh s’i funksionon dhe një botëkuptim me ide themelore të shëndosha u mungon dhe nuk e njohin fare, nuk e gëzon këtë mirëjetesë siç e gëzon grupi pare. Domethënë u mungonë familja e shëndosh, puna e shëndosh, megjithatë edhe pse grup i parë i posedon këto, parpëseprapë asgjë s’kanë, sepse nuk kanë sigurin për t’i mbajtur shëndetshëm, ruajtur nga rrëziqet që politikat ekonomike i mbjellin brenda shoqërisë si tërsi, e kjo gjendje reale nuk i bënë të ndihen të plotë si rrjedhojë, antarët e këtijë grupi e shtypin mendimin ndjior duke përshpëritur me vete pse të ndryshohen gjërat, kur interest tona janë të realizuar.

Pa menduar, qoftë edhe një minut për grupin e dytë i cili nuk gëzon asgjë që është drejtë zhdukjes ose lirisht mund të themë me fakte, veç është zhdukur. Si rrjedhim e pamundësisë së krijimit të kushtëve që i gëzon grupi i pare që janë “ pronarët e korporatave biznesore “.

Kjo mungesë e konsideratës është tregues i nivelit të ultë moraloshpirtëror. Si i përfundim, ajo cfarë doja të thoja me gjithë këtë skemë mendore është se papërgjegjshmëria, niveli i ultë i intelegjencës, gjendja shpërtërore e ultë e grupeve ose masave, qonë në një shkatërrim mbarështetëroroshoqëror, sepse këto dy ndjesi emocionale shërbejnë si mekanizma shtypëse që nuk lejojnë njerëzit që t’i ndryshojnë gjërat në të mirën e tyre. Zoti na ndihmoftë të gjithve padallim. Shkruar nga Labinot Beka


(Kosova Sot Online)