Shkëmbim zjarri mes izraelitëve dhe palestinezëve

  • 11 June 2019 - 13:36
Shkëmbim zjarri mes izraelitëve dhe palestinezëve

Forcat izraelite dhe palestineze janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me njëra-tjetrën, në Bregun Perëndimor.

Autoritetet palestineze thanë që një zyrtar i tyre është lënduar të martën nga një armë zjarri, që erdhi si pasojë tensionimit të situatës në qytetin Nablus, raporton Fox News.

Edhe pse kanë marrëdhënie të ftohta politike, Izraeli dhe Palestina kanë një bashkëpunim të ngushtë sa i përket Bregut Perëndimor dhe në atë pjesë e kanë një armik të përbashkët, militantët e Hamasit. 

Ushtria izraelite tha në deklaratë se ushtarët e saj e kanë identifikuar një grup të armatosur e më pas e zbuluan se ishin autoritetet palestineze të sigurisë. Raportet e mediave thonë që ushtarët hapën zjarr gabimisht.

Por, Adnan Dmeiri, zëdhënës i forcave të sigurisë palestineze, tha që Izraeli e dinte “saktësisht” se ku ishin të stacionuara forcat palestineze. Ai e akuzoi Izraelin për hapje zjarri “për arsye politike”.

Ushtria izraelite njoftoi një hetim për këtë rast. Dmeiri tha që palestinezët refuzuan që të jenë pjesë e hetimit të përbashkët.

(Kosova Sot Online)