Ish-sekretarja e SHBA-ve Albright mbërrin në Kosovë

  • 11 June 2019 - 15:25
Ish-sekretarja e SHBA-ve Albright mbërrin në Kosovë

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright, ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit, Bill Clinton, dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Jahjaga ka thënë se është krenare që pas 20 vjet liri, të pret në Kosovë, ish-sekeraren Albright.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë.

Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Jahjaga.

Image

(Kosova Sot Online)