Ish-Presidenti Klinton takon qytetarët e Kosovës

  • 11 June 2019 - 15:31
Ish-Presidenti Klinton takon qytetarët e Kosovës

Ish-Presidenti e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në këto momente ka parakaluar në sheshin Skendërbeu në Prishtinë, ku ka takuar qindra qytetarë të cilët kishin dalur për ta përshëndetur dhe falenderuar për kontributin e tij, të veçantë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka marrë falenderime të ngrohta nga shumë qytetarë, duke e përqafuar me ngrohtësinë e tyre dhe duke shprehur pafundësisht falenderimin ndaj tij dhe SHBA-ve, për vendimin që kishte marrë në vitin 1999 për ndalimin e çfarosjes së popullit shqiptar nga gjenocidi serb. 

Presidenti Klinton, gjatë përshendetjes së tij, ka shfaqur emocione të veçanta, duke i falenderuar qytetarët e Kosovës, për dashurinë dhe mikpritjen që vazhdojnë ta kenë për të dhe shtetin amerikan. 

Image

(Kosova Sot Online)