Edhe Mesiq në Kosovë për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit

  • 11 June 2019 - 23:04
Edhe Mesiq në Kosovë për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit

Përkrahës të çlirimit të Kosovës kanë ardhur në Kosovë për të marrë festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e hyrjes së forcave tokësore të NATO’s. Mes tyre është edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka postuar fotografi nga takimi i tij me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili gjendet në Prishtinë.

Me ta në fotografi shihet edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Me miqtë e mëdhenjë të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Nesër në Kosovë shënohen aktivitete të ndryshme në ditën e 20-vjetorit të çlirimit nga Serbia. Përvec Clinton e Mesiq, kanë ardhur edhe ish-sekretarja e SHBA’së, Madeleine Albright, që mbante pozitën gjatë 99’ës.

Siç mëson media, për këtë 20-vjetor në Kosovë ka arritur edhe gjenerali amerikan, Wesley Ckark, që udhëhoqi bombardimet e NATO’s kundër Serbisë. 


(Kosova Sot Online)