Arrestohet personi që mbyti me traktor vajzën në Lipjan

  • 12 June 2019 - 10:36
Arrestohet personi që mbyti me traktor vajzën në Lipjan

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se është arrestuar ngasësi i traktorit që ka shelur për vdekje vajzën në Lipjan. Aksidenti i rëndë ka ndodhur dje, përderisa vajza ishte duke drejtuar biçikletën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Lipjan   11.06.2019-19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me traktorin e tij në lëvizje ka goditur viktimën femër K/Shqiptare derisa ishte duke drejtuar biçikletën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)