Katër të mitur arrestohen në Prizren për grabitje

  • 12 June 2019 - 11:36
Katër të mitur arrestohen në Prizren për grabitje

Policia në Prizren ka arrestuar katër të dyshuar, tre-meshkuj dhe një femër (të mitur ), pasi të njëjtit duke përdorur forcën dhe mjete të forta, i kanë grabitur para të gatshme një personi në vlerë 880 €.

Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)