Emocionohet ish-presidenti Bill Clinton

  • 12 June 2019 - 12:08
Emocionohet ish-presidenti Bill Clinton

Ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Në këtë manifestim po marrin pjesë shumë personalitete, në mesin e tyre edhe ish-presidenti dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton. 

Clinton është parë i emocionuar në momentin kur i është përmendur emri i tij, dhe të gjithë u ngritën në këmbë për ta nderuar. Kjo ndodhi pasi u shfaqën pamje emocionuese të arritjeve të shtetit të Kosovës që nga paslufta.

Clinton ka thënë se ndjehet i nderuar që është rikthyer pas 20 vitesh në Kosovë.

(Kosova Sot Online)