Thaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ia bën “tag” krejt dikujt tjetër

  • 13 June 2019 - 08:55
Thaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ia bën “tag” krejt dikujt tjetër

Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në Kosovë erdhën protagonistët, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright, dhe gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Liderët kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan. Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në rrjetin social, Twitter.

Këtë gabim, ai e kishte bërë kur kishte treguar se sekretaren e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Në vend të Madeleine Albright, Thaçi ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi postim në këtë rrjet social që presidenti Thaçi ia huq emrin e ish-sekretares. Edhe në një publikim të ngjashëm, Thaçi etiketoi po të njëjtin person, Madeline Eskind.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)