Ambasadori italian në Serbi ka një porosi për Kosovën

  • 13 June 2019 - 09:02
Ambasadori italian në Serbi ka një porosi për Kosovën

Ambasadori italian në Serbi, Carlo lo Caso ka deklaruar se status quo-ja nuk është  e qëndrueshme.

Sipas tij arritja e marrëveshjes Kosova-Serbi është parakusht për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian dhe se është pjesë përbërëse e negociatatave për pranimin e Serbisë.

“Ne kemi vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Serbisë në dialogu e që duhet të çojë në një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

La Caso u pyet edhe për taksën 100%,ku tha se vendi i tij i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Prishtinës largimin e taksës sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të vazhdoi dialogu.

Ai tha gjithashtu se pret që Kosova të veprojë në frymën e dialogut.

(Kosova Sot Online)