Ja kush e thotë: Të përgatiten prangat, Devollët drejt burgut

  • 13 June 2019 - 14:04
Ja kush e thotë: Të përgatiten prangat, Devollët drejt burgut

Raportimi i ish kreut të PTK-së, Shyqyri Haxha në Komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës, sipas analistëve politike zbardhi edhe njëherë nivelin e thellë të krimit dhe korrupsionit që është instaluar nga politika, e cila si vegël po i përdorë Devollët për ta shkatërruar dhe falimentuar PTK-në. Analisti politik, Ragip Guraziu e ka vlerësuar si alarm serioz raportimin e fundit të ish drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha në komisionin hetimor për skandalin në PTK-së.

Sipas tij, tani ose kurrë duhet vepruar për arrestimin e Devollëve dhe ndërprerjen e kontratës kriminale.

Image
Ragip Guraziu

“Me të vërtetë ky është një alarm për prokurorinë, sidomos deklarata e ish kreut të PTK-së,Shyqyri Hoxha që ishte tepër e qartë dhe pa asnjë hezitim që e tha . Ajo deklaratë është e mjaftueshme, për t'i dërguar në burg Devollët që po cilësohen si shkaktarët kryesor për shkatërrimin e PTK-së, kur kemi parasysh vetë deklaratën e ish-kreut të PTK-së Shyqyri Hoxha që e bëri me dije publike në mbledhjen e Komisionit dhe na le të kuptojë se kjo nuk është e tëra , se ai ka edhe më tej të thotë diçka që nuk ka qenë e zbuluar deri më tani. Prandaj askush më nuk duhet të ketë dilemë nëse duhet apo jo të shkojnë në burg Devollët për shkak të shkatërrimit të PTK-se përmes Z-mobile”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria po kalkulon akoma, nuk po vepron sepse shkëputja nga ndikimet e politikës dhe grupeve kriminale të interesit nuk është edhe aq e lehtë për prokurorët e shantazhuar. Dihet fare mirë pse prokuroria nuk i nisë akoma hetimet ndaj Devollëve kur ka fakte me bollëk. Shkaktar i vetëm që pengon është se Devollët janë nën mbrojtën e politikanëve kosovarë, përndryshe edhe deri më tani ka pasur fakte të mjaftueshme për ti burgosur, deri tani do të ishin burgosur të gjithë ata që e sollën në këtë derexhe PTK nëpërmes Z-mobile, e ata janë Devollët, dihet kjo pa asnjë dilemë”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, tani është një test serioz para shumicës së prokurorëve të Kosovës që duhet të merren me këtë rast për ta arsyetuar profesionalizmin e tyre.

“Le të presim e ti t'i shohim tani veprimet ose mos veprimet e prokurorisë, kanë apo nuk kanë guximin e veprimit për atë që janë shkolluar edhe paguhen për këtë punë nga tatim paguesit e popullit të Kosovës, për ta ndërtuar dhe zhvilluar shtetin ligjor, për ta quar deri në fund luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)