Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 14 June 2019 - 08:03
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Me rastin e shënimit të Festës së “ 14 Qershorit” Ditës së Çlirimit të Rahovecit aktivitetet fillojnë me pritjen e musafirëve nga kryetari i Komunës së Rahovecit ku me pas nisin edhe homazhet në të gjitha vend rëniet e dëshmorëve. (Ndërtesa e komunës, ora 8:00)

– Për nder të ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë aktivitet do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

– Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social bën përzgjedhjen e ekspertit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

– Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve te mobileria “Palma”. (Gjilan, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve të Misioneve të BE-së lidhur me proceset zgjedhore në Kosovë gjatë periudhës 2013-2017. (Vila Germia, ora 10:00)

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit më temë “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

– Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimi me temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Asamblea Komunale në Kaçanik, ora 10:30)

– Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

– Komuna e Gjilanit organizon vrapimin nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë. (Rr. ‘Marije Shllaku’, kazerma Drini në Gjilan, ora 11:00)– Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj do të demonstrojë se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtëritshme si energjia kinetike nga biçikleta, energjia e erës dhe energjia solare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

– Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Skënderbeu” ora 11:00)

– Komuna e Prishtinës do të bëj përurimin e fushës multifunksionale, donacion i Fondacionit Lorik Cana “LC5”. (Te çerdhja “Xixëllonjat” në lagjen Pejton, ora 11:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon prezantimin zyrtar të Stadiumit Kombëtar të Kosovës. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

– Komuna e Vitisë në 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune do të bënë shpalljën qytetar nderi të komunës së Vitisë ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani & Ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. (Sheshi i Qytetit të Vitisë, ora 11:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj, do t’i vizitojnë disa shkolla të komunës për të shikuar mbarëvajtjen e procesit rreth organizimit të tesit të maturës shtetërore. (ShFMU “Abdyl Frashëri”, ora 11:30)

– Inaugurohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit si dhe behët mbjellja e 20 drunjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 12:00)

– Komuna e Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 12:00)

– Komuna e Gjilanit organizon ndarjen e çmimeve për shkollat fituese në garat e diturisë, ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civil në Shëndetësi, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik dhe Arsim. (Rek kampusi i shkollave të mesme ne Gjilan, ora 13:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferenca për media lidhur me rastin e fundit të aferës “Shahini”. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

– Komuna e Rahovecit organizon orën letrare “Muza e lirisë”. (Hotel Park Plaza në Rahovec, ora 13:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përvjetorin e Kuvendit Rinor. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 14:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019në Prishtinë. )(Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

– Komuna e Rahovecit organizon orën historike “Rrugëtimi ynë drejt lirisë″ me ekspozitën e artistëve të Rahovecit me tematikë figurat dhe vlerat e luftës së UÇK-së. (Muzeu i Qytetit të Rahovecit, ora 14:30)– Komunës së Prizrenit nënshkruan marrëveshje tri palëshe te bashkëpunimit në mes Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)

– Komuna e Rahovecit organizon koncert festiv për fëmijë. (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, 16:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon përurimi i Shtëpisë së Kulturës në Obiliq. (Obiliq, ora 16:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të shënohet edhe 20 vjetori i Ditës së çlirimit të kësaj komune. (Komuna e Obiliqit, ora 16:00)

– Komuna e Rahovecit organizon Gara sportive – Turneu i Lirisë (Palestra sportive ″Mizahir Isma″, ora 18:00)

– Komuna e Gjilanit organizon shpalljen e më të dalluarve në kulturë, rini dhe sport. (Hotel “Astoria” në Gjilan, ora 19:00)

– DokuFest do të preantojë një eksperiencë unike e të shikuarit të filmave në ambient të hapur me ndihmën e Kinemasë Solare, e cili do të përdorë energji elektrike vetëm nga rrezet e diellit, me shfaqejn e filmit Rafea: Solar Mama. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 21:00)

(Kosova Sot Online)