OKB: Rezolutë për të zhdukurit në konflikte të armatosura

  • 14 June 2019 - 09:07
OKB: Rezolutë për të zhdukurit në konflikte të armatosura

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nxorri për herë të parë në historinë e tij një rezolutë për personat e zhdukur në konfliktet e armatosura. Rezoluta bën thirrje për të rritur vullnetin politik.

Rezoluta 2474 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e miratuar të martën (11.06.) i bën thirrje palëve në konfliktet e armatosura të marrin masa për të parandaluar zhdukjen e personave, sidomos të fëmijëve. Po ashtu i kërkohet palëve në konflikte, të bëjnë hetime dhe ndjekje penale, të mbledhin të dhëna dhe t’i menaxhojnë mirë ato ato, të kërkojnë personat e humbur dhe të identifikojnë të vdekurit, të kthejnë mbetjet e trupave të pajetë tek familjet dhe të nxjerrin personat që ndodhen në varret masive.

Shifrat e personave të deklaruar të humbur, prej 45 mijë vetëm vitin e kaluar, tregojnë se problemi nuk është minimalizuar. Shifrat e të humburve janë më të mëdha se sa shifrat e të regjistruave. Këshilli i Sigurimit kërkoi mbështetje më të madhe për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, një nga partnerët kryesorë në kërkim të të zhdukurve. Në Siri (10 mijë), Nigeri (13 mijë), Myanmar, Sudanin Jugor dhe Jemen, Kombet e Bashkuara kanë raportuar për raste të shumta të zhdukjes së personave. Raste ende të pazgjidhura ka në Ballkan, Liban. Nepal dhe Sri Lanka.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online )