Shpërthen analist Haki Abazi: Kosova për 20 vite një burg kolektiv

  • 14 June 2019 - 10:09
 Shpërthen analist Haki Abazi: Kosova për 20 vite një burg kolektiv

 

Analisti politik Haki Abazi ka reaguar rreth pompozitetit dhe improvizimit i cili u zhvillua nga krerët e shtetit të Kosovës, në shënimin e përvjetorit të 20 të çlirimit, me ndërhyrjen e forcave aleate të NTO-s. Në një postim të gjerë në llogarinë e tij në Facebok ai ka përmendur 5 skenarët-episodat e turpit për dështimin e kësaj kaste politike në krye me presidentin Hashim Thaçi në ndërtimin e shtetit zhvillimor për këto dy dekada, e që sipas tij Kosova në vend se në një shtet të zhvilluar, është shndërruar në një burg kolektiv për qytetarët që po zhvaten e plaçkiten dita ditës në këtë shoqëri të izoluar.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të haki Abazit në Facebok:

Shume episoda dhe një hipokrit

Skenari i pare eshte ngjitja shkalleve te pushtetit duke i bere shkallet me gjak. Nje perqares dhe demtues i interesit te shtetformimit, qe nuk ka zgjedhur mjete e forma per te ardhur ne pushtetin qe ka luftuar edhe popullin edhe shtetin dhe te ardhemen e gjeneratave. Pervetesimin e luftes se UCK per te pervetsuar pushtetin per te zhvatur vendin dhe per te shkatrruar kohezionin social e kombetare duke shtrire per toke qytetarin e rendomte, luftetarin e vertet te per lirine dhe pavaresine e vendit. Grabites dhe i pangopur, shites e shkaterrues i prones publike.

Skenari i dyte eshte perzgjedhja president me dredhi, tradheti, mashtrim dhe manipulim e dhune, ky skenar ka skena te trishtueshme te vazhdimit te episodave te vererave te shtrenjta para syve te mekur te fukarase qe kerkon lemoshe ne semaforat e Prishtines, dalledisje me aragosta qindra eurosh, perkuljeve para pllakave ku shkruhet per "terroristet shqiptare' bredhjeardhjeve te Brukselit dhe skutave qe kane degraduar cdo pozite dhe vlere qe shteti i ri kishte krijuar me mund. Ndarja dhe lojrat me kufinjet sipas episodes ku dreqerit behen bashke per te qene hijenat e shkyerjes se hartes. Injorance poshteruese diaspores.

Skenari i trete eshte i paraqitjes para komsionit parlamentar ku ka ofenduar ne menyren me te ulet dhe me te poshter institucionet e Kosoves, parlamentaret e te gjitha partive perveq asaj te vehtes dhe ka shperfaqur narcisoizmin dhe cmendurine perpara fakteve te krimit te bere me kidnapimin e qytetareve- para femijeve dhe bashkeshorteve duke shkuar ne misionine shenjte te mesimedhenjes. Keta mesimedhenes kane qene edhe mesimdhensit e djalit te tij. Nuk ka se si dhe ku te degradoje vepra e nje njeriu qe askush nuk deshiron te jete i asociuar me te dhe sistemin qe ka ndertuar rreth vehtes. Timoni i tij i drejtuar nga lindja eshte ofendim per te gjithe ata ne perendim qe u bene strehe per ne dhe ndihmuan qe te ndertohet baza e shtetit tone.

Skenari i katert ka te beje me ate qe pame hapur e sheshazi, vetmine tij dhe kundershtimin e qytetareve ndaj prezences se tij ne publik. Injorim total dhe shprehur hapur nga miqet e Kosoves, ata qe u bene ndermjetesit dhe futen gjithe karrieren dhe jeten e tyre dorzon per lirine dhe pavaresine tone.
Respekt per te gjithe ata qe i fishkelluan hipokritit, dhe refuzuan te pranojne ofendimin e tij. Po ata qytetare qe ishin dje aty ne festimine e 20 vjetorit te lirise ishin aty edhe me 29 Shtator 2018 kur ai iku dhe shkoi ne vizite tek rrethojat e liqenit me ngjyrat e shtetit qe po sfidon ekzistencen e shtetit dhe kombit tone. Ai shkoi atje per te legjitimuar ngjyrat e flamurit te huaj e pushtues dhe per te injoruar qytetaret e vendit qe brohorisnin kunder tij. Qytetaret e injoruan dje dhe jane duke kerkuar qe ai te shkoi njehere e pergjithemone per ta lene vendin dhe njerezit ne rrugen e tyre te ndertimit te shtetit. Episodat e skenarit te katert do te jene edhe me interesante, nje nje njeri i parendesishem, i denuar ne gjyqin e pavarur te popullit e i perjashtuar nga te gjithe e me se shumti nga miqet e tij te dikurshem te cilet mbajne mend pergjithemone thiken e futur pas shpine nga ai.

Skenari i peste eshte ai qe lidhe te gjithe episodat, nentoka, aty ku eshte vetja dhe shpurth dhe leshon lemerine e cmendur mbi nevojen per te kontrolluar cdo gje dhe te gjithe qe mund te konsiderohen "rrezik e kundershtare" te sistemit zhvates dhe kryekput antishtetror. Ne skenat e episodave te panumerta te kercnimit ndaj atyre qe guxojne te financiojne e perkrahin media- televizione te pavarura apo edhe qe marrin guximin per te kundershtuar diktaturen kapilare me sistemin e qelbur qe po e mban ne kembe kete figure hipokrite dhe fosil( mbetje) i sistemit te shekullit te kaluar.

***
As lirine e as paqen nuk e kemi bere pas 20 viteve e aq me pak kemi bere shtet- kemi bere nje burg kolektiv me gardiane te pasur dhe me drejtor super hipokrit . Keshtu siq eshte me kete kaste dhe piramiden e sistemit te dikttatures kapilare shteti nuk do te behet, kultura nuk do te shtohet, zhvillimi nuk do te vije, deshira per te dhuruar dhe sakrifikuar nuk do te rritet e solidariteti do te vije si dore e mashtrimit nga ata qe moren gjithcka dhe japin nje cope buke per lemoshe.

(Kosova  Sot Online )