Shokon Milaim Zeka, jep lajmin e rëndë për Kosovën

  • 14 June 2019 - 17:21
Shokon Milaim Zeka, jep lajmin e rëndë për Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me politikën që po udhëheqim liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë. Ai ka akuzuar drejtuesit e shtetit për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Postimi I plotë:

Nese vazhdojme me kete politike nuk ka liberalizim

Gjate vizites tone si delegacion ne Parlamentin e Holandes dhe, Ministrine e Puneve te Jashteme, lirisht munde te them se liberalizimi i vizave eshte shum, shume large.

Ma mire eshte me tregu drejte, se sa me rrejte veq sa me mashtru per me fitu ndonje vote ne popull. Na i numerian bash te gjitha te zezat, duke fillu prej gazit lotsjelles ne Parlament, e deri te korrupsioni e krimi i organizuar. Zyrtaret e larte holandez na deklaruan hapur “ se nuk do i bejne ato gabime qe i kane bere me Shqiperine, Bullgarine, Rumanine, e vendet tjera”!

Si deputet i vendit tim kam per detyre me tregu as Samiti i Parisit nuk do te marre ndonje vendim, sidomos nese nuk heqet taxa. Po me duket qe me kete taksen po sillemi rreth Dardhes te Ahmatit, qysh jemi sjelle gati dy vite me demarkacionin...!!!

(Kosova Sot Online)