Skandali i radhës, reagon ashpër ambasadori amerikan, Phillip Kosnett

  • 14 June 2019 - 23:05
Skandali i radhës, reagon ashpër ambasadori amerikan, Phillip Kosnett

Ish-drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt, Lulëzim Kadriu, tani i emëruar si Drejtor Ligjor në Ministrinë e Inovacionit, kishte qenë i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

E pozita e emëruar në Ministrinë e Inovacionit, nuk u pëlqye shumë nga opinioni, e aq më pak nga amerikanët.

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett, përmes një statusi në ‘Twitter’,  ka reaguar ashpër ndaj këtij emërimi, duke e radhitur në kategorinë e ‘emërimeve më të pakualifikuara’.

Sipas tij një individ i dënuar për akuzat për korrupsion të emërohet në këtë lloj pozitë është një fyerje për qytetarët e Kosovës.

“Në kategorinë e "emërimeve më të pakualifikuara", Ministria e Inovacionit kohët e fundit emëroi drejtorin ligjor një individ të dënuar për akuzat për korrupsion, të cilat u mbështetën në apel. Një fyerje për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në ‘Twitter’. 

(Kosova Sot Online)