Ja kush e akuzon rëndë Hashim Thaçin: Ai po vdes politikisht, populli e ka kuptuar që...

  • 15 June 2019 - 16:45
Ja kush e akuzon rëndë Hashim Thaçin: Ai po vdes politikisht, populli e ka kuptuar që...

Analisti politik, Reshat Badallaj e ka cilësuar manifestimin për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, si një përvjetor që e ka shënuar edhe vdekjen e karrierës politike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Image
Reshat Badallaj

Sipas tij, nuk ka dënim më të madh dhe të turpshëm se kur populli të fishkëllen dhe uluron në prani të miqve ndërkombëtar që kontribuuan shumë duke u bërë heronj të gjallë të këtij populli për lirinë dhe pavarësinë.

“Hashim zeza në prani të ish presidentit amerikan, Bill Clinton, shpëtimtarit jo vetëm te Kosovës, por i tërë kombit shqiptar, të sekretares, Albriright dhe shumë të tjerëve u vu në siklet të madh nga mijëra qytetar shqiptarë që kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha trojet shqiptare. Hashim zeza nuk u prit aspak mirë, ju fishkëllua, ju bërtit, u sha dhe çmos më zi. Këtë turpërim mezi e përbiu dhe e përtypi, ndonëse shihej se qeshej nga zori i madh. Por, e kuptoi se populli di çdo gjë dhe I përcjell të gjitha’, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai thotë se Hashim Thaçi u bind në këtë protestë simbolike qytetare kundër tij, se qytetarët nuk janë ‘thasë me kashtë’ siç mendon ai.

“Ky nuk e pyeti kurrë popullin, ky dilinxhi të gjitha pazaret e pista i bëri me krushkun e tij, Aleksandër Vuçiqin, i bëri në tradhti, prapa kurrizit të popullit dhe kjo i doli se pazaret e pista të kanaleve të nëntokës kriminale i bëri pa hanxhiun. Populli, e ka percjellur Hashimin e Haxhi Brojës, se katrahurën dhe hallakamën që e bënte në Kosovë e bënte me urdhër të spiunit, udbashit, këlyshit të Joivica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiut, të gjitha me direktiva të Serbisë fashiste që i shtronte Baton spiuni”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, nuk ishte aspak befasi pse populli ishte i pezmatuar tej mase dhe nuk kurseu edhe pse ishte ditë e çlirimit edhe para miqve më të shtrenjtë të Kosovës.

“Ndodhi ajo si i thonë në popull: Çilu tokë dhe më përpij. Toka nuk u hap vetëm për të parë marrën dhe tradhtinë që është gatuar nga kuzhinat e Biligradit dhe kuzhinieri i Serbisë fashiste Baton Haxhiu. Urrejtja ndaj tij nuk ishte e rëndë vetëm për Hashim zezën, por, ishte urrejtje edhe nga ata këlysh që i mbanë aty rrotull dhe për ata që vrapojnë pas tij dhe pastaj e bëjnë hallakamë nëpër rrjete sociale”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)