Basha: 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës

  • 15 June 2019 - 21:19
Basha: 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi në lidhje me datën e radhës të protestës që do të mbahet nga opozita.

Basha shkruan se 30 qershori, dita e zgjedhjeve do të jetë varreza politike e Ramës.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! 21 qershor”, shkruan Basha.

(Kosova Sot Online)