E thotë profesori i njohur: Ja si funksionon rrjeti i spiunazhit serb në Kosovë!

  • 16 June 2019 - 09:00
E thotë profesori i njohur: Ja si funksionon rrjeti i spiunazhit serb në Kosovë!

“E ashtuquajtura  Qendra Ruse në Nish, që  funksionon aty kinse për intervenime humanitare emergjente, nuk e ka aspak atë mision, por misioni i saj është mision i pastër i spiunazhit”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka  thënë për “Kosova Sot Online” se e ashtuquajtura  Qendra Ruse në Nish, që  funksionon aty kinse për intervenime humanitare emergjente, nuk e ka aspak atë mision, por misioni i saj është mision i pastër i spiunazhit dhe  është pjesë e rrjetit të qendrave të ngjashme që shërbimi sekret rus, inteligjenca e këtij shteti ka  të  instaluara në  shumë vende të tjera të botës  e ku Rusia e sheh interesin e vetë strategjik të ndikimit. 

Image

“Këto qendra janë krejtësisht të kamufluara si qendra kulturore dhe humanitare, por nuk e kanë atë fushë veprimi, ato hyjnë në zinxhirin e qendrave tjera nëpër botë, të cilat nuk kanë gjë të bëjë me kulturën, artin e muzikën. Ato qendra nuk janë kulturore , por qendra të spiunazhit dhe të punës propagandistike të Rusisë. Qendra në Nish po shërben kryesisht për këtë punë. Kjo u pa edhe  gjatë intervenimit të policisë së Kosovës në Veri, kur agjenti rus, nën flamurin e OKB- së, bëri bllokadë dhe rezistencë fizike kundër organeve të Kosovës. Ky është vetëm me fakt në vazhdën e shumë fakteve tjera të regjimit ruse dhe të lidhjes me shtetin neo fashist serb sepse nuk mundë të mendohet shteti serb pa ndihmën e Rusisë.”, tha  prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Prof. Kelmendi thotë se kapacitetet serbe janë të ulëta për të bërë rezistencë të nivelit që Beogradi po e bënë tani pa ndihmën e logjistikës së shërbimit sekret dhe ushtarak rus. 

"Po e them këtë sepse çfarëdo shteti në Ballkan  sikur të kishte ushtruar gjithë atë dhunë dhe atë terror, atë gjenocid që kanë bërë serbët në Kosovë,  në Bosnje dhe Hercegovinë e Kroaci do të ndëshkohej me humbjen e pavarësisë dhe me vënien e këtij shteti nën protektorat. Kjo nuk u bë dhe tani krimi serb po lulëzon sepse akoma kriminelët e kalibrit Vuqiq e Daqiq po udhëheqin me Serbinë ngase prapa po iu qëndron Rusia. E keqja është se në rrjetin  ruso-serb po ka edhe forca shqiptare që po punojnë në interes të tyre”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Kelmendit po ky ndikim rus tani hetohet edhe në bisedimet për marrëveshjen historike të pajtimit me Serbinë e ku infiltrimi i shërbimit sekret rusa ka bërë që të tavolinë të bisedimeve të nxirret propozimi për korrigjim të kufijve, ose shkëmbim territoresh, sepse kjo është formula e interesit rus për Serbinë. 

"Pra, kështu po veprohet në marrëdhëniet Kosovë e Serbi sepse edhe  idetë e korrigjimit të kufijve janë thjeshtë ide dhe projekte të interesit të  Rusisë. Është një fatkeqësi e madhe  se si  po funksionon dhe lulëzon, zhvillohet spiunazhi serbo ruse në Kosovë kurse  faktori ndërkombëtar vetëm po shikon. Kjo e dëmton seriozisht paen dhe stabilitetin në Ballkan prandaj duhet të veprohet në mënyrë më të koordinuar nga shtete e perëndimit që ndikimi ruso serb të ndalohet, të neutralizohet sepse  vetëm ashtu mundë të ruhet dhe zhvillohet paqja e stabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe të krejt globit”, tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)