Plas dajaku në Morinë, shkak linjat e autobusëve

  • 16 June 2019 - 14:08
Plas dajaku në Morinë, shkak linjat e autobusëve

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth linjave të autobusëve, i kanë sulmuar fizikisht dy persona, po ashtu shtetas shqiptarë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Vërmicë.

Sipas PK-së, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)