Bie nga lartësia, ndërron jetë punonjësja vendore nënë e dy fëmijëve. Detajet e para për ngjarjen

  • 16 June 2019 - 14:53
Bie nga lartësia, ndërron jetë punonjësja vendore nënë e dy fëmijëve. Detajet e para për ngjarjen

Një punonjëse e njësisë administrative Vergo në Delvinë ka ndërruar jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga një lartë.

Valentina Kotolloshi, 42-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke rregulluar një tub uji ne fshatin Vergo, kur ka rrëshqitur e ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Për pasojë, ka marrë dëmtime në kokë dhe pjesë të trupit.

Për shkak të plagëve, ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Sarandës. Aktualisht, po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës.

(Kosova Sot Online)