Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së, mediat nuk lejohen

  • 17 June 2019 - 13:44
Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së, mediat nuk lejohen

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas incidenteve që ndodhën në disa degë e që eskaluan edhe me dhunë.

Në një mbledhje urgjente, të ftuar nga kreu i partisë Isa Mustafa, pa praninë e mediave po diskutohet për ngjarjet e fundit, që kanë ndodhur në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor që po mbahet tash e sa kohë.

Express ka raportuar se temë janë zhvillimet e fundit, si dhe incidentet si ai që ndodhi dje.

Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale.

Nuk është bërë e ditur nëse pas përfundimit të mbledhjes do të ketë konferencë për media.

(Kosova Sot Online)