Panik në Toronto, dikush sulmon turmën me armë

  • 18 June 2019 - 09:34
Panik në Toronto, dikush sulmon turmën me armë

Paniku ka kapluar turmën në qytetin kanadez pasi që një person gjuajti me armë, e nga ky incident katër persona mbetën të lënduar. Turma po festonte fitoren e skuadrës basketbollistke Toronto Raptors, thonë autoritetet policore.

Në këtë ngjarje, morën pjesë mbi 1 milionë persona, për shkak se konsiderohej fitore historike e skuadrës së basketbollit, raporton BBC.

Mijëra fansa të sportit ishin mbledhur në qendrën e qytetit për të festuar fitoren e skuadrës së tyre lokale. Ata po qëndronin në sheshin Nathan Philips, kur edhe gjuajtjet me armë filluan.

Pamjet tregojnë panikun që shpërtheu rrugëve të qytetit, kur tifozët e skuadrës filluan të vraponin që të shpëtonin kokat e tyre.

Në këto festime madje planifikohej që të merrte pjesë edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. 

(Kosova Sot Online)