Marrëveshja duhet të shpërblehet, kjo është me rëndësi për Kosovën e Serbinë

  • 18 June 2019 - 09:45
Marrëveshja duhet të shpërblehet, kjo është me rëndësi për Kosovën e Serbinë

Kompromisi politik në Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet – këtë mesazh e ka dërguar  komisionari për Johannes Hahn para seancës së sotme të Këshillit të BE, në të cilën do të bëhet fjalë për negociata me Maqedoninë Veriore, Shqipërinë por edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hahn ka bërë thirrje për ministrat e BE që sa më shpejtë të mundësojë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe ka vlerësuar se kjo është shenjë e rëndësishme për gjithë rajonin.

“Nëse rifillon dialogu në mes të Kosovë dhe Serbisë, ata duhet të shohin se investimi në gjetjen e kompromisit politik duhet të shpërblehet. Në të kundërtën nuk kanë inkurajim. Të gjithë duhet të kuptojnë se sa është e rëndësishme, në interes të gjithë rajonit, të jepet një shenjë një vendi”, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

Ministrat e jashtëm të BE, në takimin e Këshillit në Luksemburg, duhet të marrin përfundime dhe rekomandime për hapat e mëtutjeshme të vendeve të cilat gjenden në procesin e hyrjes në BE. Pritet të definohet edhe përgjigjja e Këshillit në rekomandimin e Komisionit Evropian për nisje të negociatave për hyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas informatave të fundit të gazetës ky vendim mund të shtyhet përsëri.

(Kosova Sot Online)