Shpërthen skandali i madh në Shqipëri, prekë rëndë edhe Kosovën

  • 18 June 2019 - 12:58
Shpërthen skandali i madh në Shqipëri, prekë rëndë edhe Kosovën

“Në fakt, kjo është një dëshmi më shumë për skemën kriminale të blerjes dhe vjedhjes së votave si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Përderisa në Shqipëri ka filluar një hetim i hapur nga prokuroria, tek ne në Kosovë, policia dhe prokuroria as që e kanë guximin të merren me blerjen dhe vjedhjen industriale të votave në proceset e fundit zgjedhore, ani pse rezultatet e votimeve në disa qendra zgjedhore e kanë vërtetuar vjedhjen industriale të votave nga subjektet e caktuara politike”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Përderisa në Shqipëri ka filluar një hetim i hapur nga prokuroria, tek ne në Kosovë, policia dhe prokuroria as që e kanë guximin të merren me blerjen dhe vjedhjen industriale të votave në proceset e fundit zgjedhore”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas tërmetit politik që po shkakton në Republikën e Shqipërisë, publikimi i përgjimeve nga gazetari i Bild-it gjerman, Peter Tiede për aferën e blerjes së votave nga Partia Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017, e ku zbardhet një bisedë e përgjua e kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës, kanë reaguar edhe analistët politikë. Ata theksojnë se të tilla veprime kriminale nuk përjashtohen të kenë ndodhur deri më tani edhe në zgjedhjet e Kosovës, por mungon guximi që dikush t’i hetojë dhe ndjekë këto akte kriminale.

Një fakt të tillë e pohon për “Kosova Sot Online”analisti politik, Florim Zeqa.

Image
Florim Zeqa

“Publikimi i video përgjimeve të reja nga gazetari i BILD-t, Peter Tiede për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri, janë edhe një dëshmi tronditëse për manipulimin e procesit zgjedhor sepse në përgjimet e tij, gazetari gjerman e ka shpërfaqur keq kryeministrin Edi Rama me një bisedë gjatë procesit zgjedhor në zgjedhjet në komunën e Dibrës. Nga ajo bisedë vërtetohet përfshirja e kryeministrit Rama, ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ministra dhe figura të tjera në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve në qytetin e Dibrës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, edhe pse në Kosovë nuk janë zbuluar akoma skandale të këtyre përmasave dhe të infiltrimit të figurave të një niveli kaq të lartë politik, ai beson që gjëra të tilla kanë ndodhur por s’ka guxim askush t’i publikojë as t’i hetojë këto raste.

“Në fakt, kjo është një dëshmi më shumë për skemën kriminale të blerjes dhe vjedhjes së votave si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Përderisa në Shqipëri ka filluar një hetim i hapur nga prokuroria, tek ne në Kosovë, policia dhe prokuroria as që e kanë guximin të merren me blerjen dhe vjedhjen industriale të votave në proceset e fundit zgjedhore, ani pse rezultatet e votimeve në disa qendra zgjedhore e kanë vërtetuar vjedhjen industriale të votave nga subjektet e caktuara politike”, deklaroi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, zbardhja e skandaleve të tilla është një hap mbrapa për Shqipërinë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE. Por aq negativisht mundë të ndikojë edhe te Kosova nëse dalin skandale të tilla, sepse e zhvlerësojnë akoma më shumë sistemin e drejtësisë. 

“Çelësi për Anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian është tek sistemi i drejtësisë, përkatësisht, tek të arriturat në luftimin i krimit të organizuar, korrupsionit dhe evazionit fiskal nga kontrabandimi i mallrave dhe qenieve njerëzore”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)