Vjen akuza e rëndë: Kosova vend i bandave mafioze, ja veprimet kriminale që po kryhen

  • 18 June 2019 - 14:53
Vjen akuza e rëndë: Kosova vend i bandave mafioze, ja veprimet kriminale që po kryhen

“Në këtë krim janë bërë bashkë edhe vendet sllave dhe cariste, se bandat që e kanë kapur shtetin te ne nuk njohin as komb as fe, as ligj e as shtet. Këta njohin vetëm krimin dhe si të pasurohen dhe të bëhen super milionerë”, tha analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Republika e Kosovës ka të miratuar ligjin i cili rregullon regjistrimin, funksionimin dhe kontrollin ndaj veprimtarisë së përgjithshme të OJQ-ve, përfshirë edhe ato me karakter fitimprurës që janë Organizata Mikro-Financiare, problemi me shpëlarjen e parave përmes OJQ-ve mikrofinanciare nuk është zgjidhura akoma por ai vazhdon të jetë alarmant dhe thuaja se tërësisht jashtë kontrollit të shtetit.

Analistët politikë theksojnë se kjo veprimtari kriminale zhvillohet duke qenë e lejuar, e kontrolluar dhe duke vjel në përqindje të madhe të fitimit nga vetë politika vendore që është instaluar po ashtu kriminalist në krye të shtetit. 

Image
Reshat Badallaj

Kështu gjykon dhe vlerëson edhe analisti, Reshat Badallaj, sipas të cilit Kosova është një teren i përshtatshëm i zhvillimit të kësaj veprimtarie kriminale të përmasave ndërkombëtare.

“Përgjithësisht Kosova është në duart e mafio-oligarkëve, prandaj edhe krimi i nëntokës kriminale në vend është i përhapur kudo. Pra, si në organet e larta shtetërore si në ato bandat joqeveritare. Dhe, këto banda kinse edhe jashtë shtetit kryejnë punën e përbashkët me ato mega banda që e kanë në dorë shtetin. Bandat mafioze shtetërore e kanë përhapur rrjetin si të merimangës kudo për të zhvilluar krimin e organizuar dhe pa i trazuar askush. Dhe, nga ky krim i organizuar janë bërë super milionerë këto banda mafioze dhe popullin e kanë lenë në fatin e Zotit dhe rrugëve. Në këtë krim janë bërë bashkë edhe vendet sllave dhe cariste, se bandat që e kanë kapur shtetin te ne nuk njohin as komb as fe, as ligj e as shtet. Këta njohin vetëm krimin dhe si të pasurohen dhe të bëhen super milionerë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, shteti nuk e rregullon qëllimisht si duhet me ligj këtë fushë veprimi sepse vetë është në ketë valle dhe se njerëzit e shtetit-pushtetit, e ndajnë pazarin bashkë me këto organizata. 

“Këto janë mu pikërisht në dorën e shtetit dhe ata i drejtojnë, përndryshe do vinte dorë shteti,por, janë gisht për gisht në këtë valle të krimit të organizuar dhe veprojnë si të duan vetë ata. Por, kjo bie barrë e rëndë në shpinën e qytetarëve dhe të taksapaguesve që po ju kushton shumë shtrenjtë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Shteti nuk mund t´i parandaloj këto banda hajnash, sepse shteti hajdut në Kosovë pa më të voglin dyshim i prinë kësaj valle të krimit të organizuar. Përndryshe po mos të ishte shteti në ketë veprimtari kriminale, vetvetiu shtrohet pyetja si ka mundësi këto banda joqeveritare të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe bile të jenë të lidhura edhe me shtetet e fuqishme dhe ato me qëndrime armiqësore e antishtetërore karshi Kosovës”.

Për fund, Badallaj thotë se për të ndaluar këtë veprim kriminal të këtyre bandave, së pari duhet ndryshim rrënjësor në vendin tonë. 

“Duhet paraprakisht të largohen të gjitha ato banda të majave të shtetit, të vihet në shoshë e sitë secili, edhe ata të sistemit të kalbur gjyqësor dhe atij prokurorial , përndryshe nuk ka për të pasur rezultat, sepse këto banda janë aq të fuqishme sa që nuk mundë ti gjesh si të tilla askund tjetër në tërë Ballkanin”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)