Trump paralajmëron deportimin e emigrantëve që jetojnë ilegalisht në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë që do të fillojë deportimin e miliona njerëzve të cilët jetojnë ilegalisht në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin nga java e ardhshme procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.
SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.
(Kosova Sot Online)