Jospeh: Vjosa Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës!

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 17:46
Jospeh: Vjosa Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës!

Analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin.

“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.


(Kosova Sot Online)