Adoleshentja vret shoqen për 9 milionë dollarë

  • 19 June 2019 - 07:57
Adoleshentja vret shoqen për 9 milionë dollarë

Një adoleshente në Alaska ka vrarë shoqen e saj të ngushtë për 9 milionë dollarë, transmeton Gazeta Metro.

19 vjeçarja Cynthia Hoffman është gjetur e vdekur në një zonë rurale, me plagë në qafë të cilat i kishte marrë nga arma.

Shoqja e saj e ngushtë, Denali Brehmer, 18 vjeçe dhe katër adoleshentë të tjerë u arrestuan për vrasjen e saj këtë muaj.

Hetuesit besojnë se Darin Schilmiller që pozon si milioner në rrjete sociale nxiti vrasjen.

Ai kontaktoi me Denalin dhe i ofroi 9 milion dollarë për përdhunimin dhe vrasjen e dikujt në Alaska, thuhet në dokumentet e gjykatës të siguruara nga “Anchorage Daily Neës”.

Denali duhet t’i dërgonte fotogragfi dhe video të vrasjes për të marrë shumën e ofruar.

Adoleshentja pranoi dhe kërkoi bashkëpunimin e katër shokëve, në mënyrë që t’i ndanin paratë bashkë. Policia dhe gjykata po vijojnë me hetimet që të zbardhin tërësisht ngjarjen.

(Kosova Sot Online)