E rrahin dhe e tërheqin zvarrë prej flokësh, shoqet filmojnë pamjet e frikshme

  • 19 June 2019 - 09:49
E rrahin dhe e tërheqin zvarrë prej flokësh, shoqet filmojnë pamjet e frikshme

Një video ku shihet një vajzë teksa tërhiqet zvarrë prej flokësh në një fushë nga një vajzë tjetër po bën sot xhiron e rrjetit. Vajza me flokë të kuqe quhet Abbie McCarthy, 15 vjeç dhe ka ndërruar disa herë shkollën për shkak të bullizmit.

Video është filmuar nga shoqet e saj dhe publikuar në media nga e ëma. Në video Abbie shihet duke u dhunuar nga vajza tjetër teksa nxënësit e shkollës brohorasin. Mamaja e Abbiet, nga Manchester tregon se vajza e saj është detyruar të ndryshojë shkollën disa herë për shkak se nxënësit e tallin atë. Në media janë publikuar edhe foto ku shihet Abbie me shenja dhe të nxira në fytyrë.

“Dhunuesit nuk duhet ta kalojnë lehtë këtë. Ta mendojnë dy herë para se të veprojnë. Ato po e shtynin dhe i hidhnin ngjitës në flokë. Ato ja kanë bërë jetën ferr vajzës sime. Ajo rri vetëm e mërzitur”, tha mamaja e Abbiet. Në video vajza tjetër shihet duke e goditur Abbien në kokë teksa ajo i lutet që ta lërë. “Ajo gati po qan”, dëgjohen të thonë shokët e shoqet të cilët po filmojnë.

 

(Kosova Sot Online)