Trump e tregon emrin e ambasadorit të ri amerikan në Beograd

  • 19 June 2019 - 11:09
Trump e tregon emrin e ambasadorit të ri amerikan në Beograd

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se diplomati Anthony Godfrey, është emëruar si ambasador i ri i SHBA-së në Beogard.

Godfrey në këtë post do ta pasojë ambasadorin Kyle Scott, i cili ka shërbyer në Serbi për një mandat.

Aktualisht Godfrey është duke ushtruar postin e zv.ambasadorit në Ambasadën e  SHBA-së në Rusi.

Ai është edhe përgjegjës për menaxhimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Godfrey më herët ka punuar në misione diplomatike në Irak dhe Lidnje të mesme dhe ka një përvojë mbi 40 vjeçare në ushtri.

(Kosova Sot Online)