Vjen akuza e rëndë: Kadri Veseli tallet me kosovarët, ja skandali i radhës

  • 20 June 2019 - 07:40
Vjen akuza e rëndë: Kadri Veseli tallet me kosovarët, ja skandali i radhës

“Përderisa dihet se vet Kadri Veseli me vetëm një telefonat të tipit " ala PRONTO" katapultoi në krye të prokurorisë së shtetit mikun e ngushtë të kriminelit Ismet Osmani-Curri,kundër të cilit nuk ndërmori asnjëherë asgjë, dhe nga burgosja e tij nuk u pa as dëgjua më në publik as kryeprokurori, lajmi se kryetari i PDK-se, Kadri Veseli i ka shpallur 'lufte' krimit e korrupsionit në Kosovë, është jo vetëm tepër qesharak, por edhe një skandal i radhës nga Kadri Veseli”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kryetari i rizgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli u zotua para delegatëve të konventës zgjedhore dhe të qytetarëve për zero tolerancë kundër krimin e korrupsionit dhe nepotizmit në institucionet e Kosovës.

Image

 

E gjatë ditës së djeshme, Veseli ka vendosur të lirojë nga pozita të gjithë ata zyrtarë që kanë aktakuza dhe janë në procese gjyqësore.

Analistët politikë thonë se duke e njohur mirë të kaluarën e Kadri Veselit, ky është një nga zotimet më absurde, qesharake dhe fyerje për qytetarin, derisa vetë kreu i PDK-së është figurë embelatike e dyshuar për korrupsion, kurse partia në krye të cilës është zgjedhur, për vite të tëra e ka degraduar shtetin.

“Hipokrizia e PDK-s dhe Kadri Veselit, vërtetë nuk ka fund. Pikërisht njerëzit e partisë që janë më së tepërmi të përfolur për zhvillimin e të gjitha dukurive kundërligjore në vend, kohët e fundit kanë filluar të flasin më së shumti kinse për luftimin e këtyre dukurive negative, të cilat për gjithë këto vite të sundimit dhe qëndrimi në pushtet të PDK-s,i kanë mbështetur dhe zhvilluar vetë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Madje, sipas Qarrit, në vazhdën e mashtrimit të opinionit publik dhe me qëllim të hedhjes hi syve edhe më tej qytetarëve në vend, mu këta persona po bëjnë sikur po kërkojnë me "këmbëngulje" edhe ngritjen e aktakuzave deri te emrat e profilit më të lartë politik, sepse edhe drejtësinë e kanë kapur.

“Përderisa dihet se vet Kadri Veseli me vetëm një telefonat të tipit " ala PRONTO" katapultoi në krye të prokurorisë së shtetit mikun e ngushtë të kriminelit Ismet Osmani-Curri,kundër të cilit nuk ndërmori asnjëherë asgjë, dhe nga burgosja e tij nuk u pa as dëgjua më në publik as kryeprokurori, lajmi se kryetari i PDK-se, Kadri Veseli i ka shpallur 'lufte' krimit e korrupsionit ne Kosove, është jo vetëm tepër qesharak, por edhe një skandal i radhës nga Kadri Veseli”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri thotë se vetë Vetingu do ta pastrojë politikën dhe drejtësinë nga të inkriminuarit .

“Prandaj kjo flet hapur se pa futjen e një VETTINGU të thellë e gjithëpërfshirës dhe spastrimin e plotë të skenës politike, policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, me këta njerëz në politikë dhe pushtet, është e pa mundur ti shkohet hetimit deri në fund dhe të zbardhet e vërteta se cilët janë njerëzit në Prokurori, gjyqësi, polici dhe politikën shtetërore që kanë zhvilluar dhe vazhdojnë ta mbështetin korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë kampanjën e Veselit kundër krimit e korrupsionit, Qarri thotë se mbetet tërësisht e pakuptueshme për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e Kosovës,se si mund t'i shpallë luftë krimit dhe korrupsionit, njeriu kryesor i akuzuar për krim dhe korrupsion, në shtetin tonë të brishtë.

“Ndaj përveç se farsë, dogma më e re, është edhe një tallje brutale e Kadri Veselit me kosovaret, kur dihet dhe është dëshmuar katërçipërisht, se krimin dhe korrupsionin nuk mund ta luftoje Partia që ka degraduar çdo gjë në Kosovë”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )