Dështimi i madh, vjen kërkesa për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

  • 20 June 2019 - 07:43
Dështimi i madh, vjen kërkesa për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

“Pas dështimit të liberalizimit të vizave, gjë të cilën kjo qeveri e kishte premtuar në tre muajt e parë të saj, kryeministri Hradinaj duhet të dorëhiqet menjëherë dhe pa asnjë vonesë, për të shpëtuar fytyrën e tij dhe për t'i ikur pazarit të ri politik me Serbinë”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Draft dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE-së, i publikuar së fundi ka shuar shpresat e Kosovës për liberalizim të vizave. Por, përkundër faktit që nuk ka asnjë sinjal serioz nga BE-ja, për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kryeministri, Ramush Haradinaj po vazhdon këmbënguljen e tij se liberalizimi për kosovarët do të ndodhë shumë shpejtë.

Image

 

E analistët politikë vlerësojnë se me këtë sjellje jo serioze dhe përpjekje për të mbuluar dështimin, kryeministri Haradinaj vetëm po mundohet të ju hedh hi syve qytetarëve të Kosovës me optimizmin e tij të shfrenuar e aspak realist.

Këtë kritikë ndaj kryeministrit e drejton edhe analisti, Florim Zeqa, i cili thotë se hipokrizitë e Haradinajt për liberalizimin e vizave nuk kanë të ndalur, sikurse që nuk kanë të ndalur mashtrimet me qytetarët e vendit edhe me taksen kundër prodhimeve serbe që po e përdorë tani për mbulesë të një mal dështimesh në qeverisjen e tij.

“Hipokrizinë e madhe Haradinaj e fillojë me demarkacionin me Malin e Zi, me ç'rast këtij të fundit i fali hiq më pak se 8200 hektarë në emër të liberalizimit të vizave për postin e kryeministrit, për të vazhduar me lojën e madhe me "Taksen 100 %" ndaj Serbisë, ndërsa në anën tjetër produktet serbe vërshojnë tregun e Kosovës.

Fiksimi i Haradinajt në "Taksen 100%" nuk është i rastësishëm, këtë akt të lartë "patriotik" po e bën për të justifikuar dështimin me demarkacionin dhe liberalizimin e vizave. Këto dy dështime kapitale nuk mund të mbulohen me patriotizëm të shfrenuar, as me premtime pa mbulesë. Të konsiderosh sukses futjen e liberalizimit të vizave në konkluzionet e BE-së është më tepër se hipokrizi, derisa po në ato konkluza ka një mal kritikash për dështimet e institucioneve të Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit, me të cilat është kushtëzuar në vazhdimësi heqja e regjimit të vizave”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrin si shenjë përgjegjësie.

“Pas dështimit të liberalizimit të vizave, gjë të cilën kjo qeveri e kishte premtuar në tre muajt e parë të saj, kryeministri Hradinaj duhet të dorëhiqet menjëherë dhe pa asnjë vonesë, për të shpëtuar fytyrën e tij dhe për t'i ikur pazarit të ri politik me Serbinë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

“Nuk e besoj që ka mashtrim më të madh sesa lidhja e Haradinajt për "Taksen 100%" dhe mbështetja e dialogut të pa barabartë me "Ekip Negociator Qeveritar" dhe kërkesa për pajtim me Serbinë, pa e bërë fare Serbia kërkim faljen për vrasjen e mbi 13 mijë shqiptarëve vetëm në luftën e fundit si dhe pa paguar dëmet e pallogaritshme të shkaktuara para dhe gjatë luftës në Kosovë”,përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa.

(Kosova Sot Online)