Kiçmari Thaçit: Nuk mjafton shkarkimi i këshilltarit të BIA-s, jep dorëheqje edhe vetë

  • 20 June 2019 - 10:57
Kiçmari Thaçit: Nuk mjafton shkarkimi i këshilltarit të BIA-s, jep dorëheqje edhe vetë

Ish-Ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, i jep leksione presdientit Hashim Thaçi se çka duhet bërë kur kabineti i tij përfshihet në skandale. Ai përmend ish -kancelarin gjerman 
WiIly Brandt, se si kishte dhënë kur në kabinetin e tij ka depërtuar një spiun. Shembull ky, i etikës politike.

Mirëpo, Kiçmari, thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i këshilltarit. Ai ka dhënë një shembull se çka ndodhi me kancelarin gjerman Willy Brandt kur në kabinetin e tij kishte depërtuar një spiun.

“Më 6. Maj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë z. WiIly Brandt. Dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume. Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti”, shkruan Kiçmari.

Nikolic ka punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016.

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit thonë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.

Megjithatë nga zyra e Thaçit thonë se bazuar në raportimet e mediave, e kanë liruar nga detyra, Branislav Nikolicin.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare.Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolicë”, thuhet tutje në njoftim.

“Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në fund të njoftimit.

(Kosova Sot Online)