Momenti kur ushtari amerikan, qëllon aksidentalisht me tre plumba 5 vjeçarin në Fushë Kosovë

  • 20 June 2019 - 11:47
Momenti kur ushtari amerikan, qëllon aksidentalisht me tre plumba 5 vjeçarin në Fushë Kosovë

Riparimi i rrethojës rreth një shkolle fillore  në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës përfundoi tragjikisht, kur një ushtar amerikan aksidentalisht plagosi rëndë një djalë 5 vjeçar.

Fëmija u dërgua menjëherë në kampin Bondsteel, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, nga ku mjekët po përpiqeshin të shpëtonin jetën e tij, mirëpo një orë më vonë u dha lajmi për vdekjen e tij.

Sipas ushtrisë amerikane  gjithçka ndodhi aksidentalisht.

Një dëshmitar tha se ushtari, emri i të cilit nuk u përmend, ishte duke luajtur pranë shkollës në fshatin Sllatinë, me rreth 30 fëmijë kur arma shkrepi tri herë, duke goditur fëmijën, Gentrit Rexhepin, në kraharor dhe në dorë.

Babai i djalit tha se është shumë i trishtuar se çfarë ka ndodhur, por ai beson se ishte një aksident tragjik.

 

(Kosova Sot Online)