Vajza rrah nënën e saj në Podujevë, e bën për spital
Një grua në Podujevë gjatë ditës së djeshme është rrahur nga vajza e saj, e cila i ka shkaktuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar, ndërkaq që nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)