Ramiz Ladrovci ka dy orë dore në vlerë prej 13 mijë eurosh, e gruaja dukat që vlen 7 mijë euro

  • 20 qershor 2019 - 12:04
Ramiz Ladrovci ka dy orë dore në vlerë prej 13 mijë eurosh, e gruaja dukat që vlen 7 mijë euro

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, duket se është marakli i orave të dorës.

Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci mes pasurisë së madhe të palujtshme dhe të luajtshme, ka deklaruar edhe dy ora të dorës, ku njëra është e markës “Rolex” dhe tjetra “Cartier”, e që të dyja bashkë kushtojnë 12 mijë euro.

Prejardhjen e tyre, kryetari i Drenasit, e ka deklaruar nga buxeti familjar, ku orën “Cartier” e ka që nga viti 1996 ndërsa “Rolex” e ka blere në vitin 2007.

Në anën tjetër edhe bashkëshortja e tij Shemsija, duket se është maraklike e stolive të arit.

Ajo ka deklaruar stoli ari në vlerë prej 7 mijë euro, të cilat i ka nga buxheti familjar, po ashtu edhe fëmijët e tyre kanë stoli ari në vlerë prej 4 mijë eurove.

Kujtojmë se familja Lladrovci vazhdon t’i ketë tri vetura “Si gjithë qytetarët e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)