Kjo është lista e plotë e të gjithë zyrtarëve që Haradinaj i ka liruar nga detyra

  • 20 June 2019 - 13:09
Kjo është lista e plotë e të gjithë zyrtarëve që Haradinaj i ka liruar nga detyra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Besim Beqajn i cili sot dha dorëheqje nga posti i ministri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Beqaj e paraqiti dorëheqjen te kryeministri pas vendimit të djeshëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të liruar nga pozita të gjithë zyrtarët që kanë aktakuza.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka listuar emrat e personaliteteve politike të cilët i ka liruar nga detyra gjatë mandatit të tij të kryeministrit

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit.

Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra:

Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijevië (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikië (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballje ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik.

(Kosova  Sot Online)