Apostolova thotë se për liberalizimin e vizave duhet të mbahen 95 kriteret

  • 20 June 2019 - 19:23
Apostolova thotë se për liberalizimin e vizave duhet të mbahen 95 kriteret

Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se Kosova i ka përmbushur 95 kritere që janë kërkuar nga Komisioni, por derisa koha kalon, të gjitha këto 95 kritere duhet mbajtur.

“Sa herë që pyetem për liberalizimin e vizave, unë kërkoj që të ketë durim. E di që durimi ka kufi, por kam një mesazh të rëndësishëm që dua t’ua jap edhe qeverisë dhe institucioneve”, ka thënë Apostolova.

 Ajo ka treguar se  Kosova i ka përmbushur 95 kritere që janë kërkuar nga Komisioni, por derisa koha kalon, të gjitha këto 95 kritere duhet mbajtur, raporton ktv.

“Këto kritere janë vendosur për ta afruar Kosovën me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Ajo që duhet është që kriteret të mirëmbahen, sepse vetëm në këtë mënyrë shtetet anëtare të BE-së do të binden që Kosova është e gatshme të fitojë liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.


(Kosova Sot Online)