Ministri Mustafa pranon Raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

  • 21 June 2019 - 08:52
Ministri Mustafa pranon Raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

Ministri i i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është takuar me  Zyrtarin Politik, Oliver Mains. Takimi është zhvilluar pranë Ambasadës së SHBA’ve.

Ministri Mustafa, ka pranuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit. Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të renditet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, por raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës .

Rrjedhimisht sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.

Minsitri Mustafa ka falënderuar partnerët ndërkombëtar e veçanërisht SHBA’të për  përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar në koordinim me ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH’it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

(Kosova Sot Online)