Kjo është komunikata më e çuditshme e kompanisë së ujësjellësit që nga paslufta

  • 21 qershor 2019 - 10:32
Kjo është komunikata më e çuditshme e kompanisë së ujësjellësit që nga paslufta

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë sot testimin e linjës së ujit në Fushë Kosovë.

Ky qytet tash e shumë vjet ka probleme me furnizim me ujë të pijshëm.

Kompania sot ka angazhuar ekipe të shumta në terren përgjatë Fushë Kosovës, për të inspektuar furnizimin me ujë.

Banorët e shumtë të Fushë Kosovës gjatë këtyre viteve janë detyruar që me bidonë dhe shishe të garantojnë furnizimin me ujë.

Por sot kjo ekipet e kësaj kompanie ka ndalur një qytetar të Fushë Kosovës që ishte nisur për të mbushë ujë për ti treguar lajmin e madh se është lëshuar linja me ujë në këtë qytet.

“Sapo takuam një konsumatorë të Fushë Kosovës, duke shkuar të mbushë bidonët me ujë, por kur kuptoi se ne sapo e lëshuam linjën magjistrale, ai u gëzua pa masë dhe u kthye i lumtur në shtëpinë e tij” thuhet në një postim të kësaj kompanie në Facebook. 

Image

 

(Kosova Sot Online)