Kontrata e Z-Mobile, Blerimit i asistojnë këshilltarë e asistentë para deputetëve

  • 21 June 2019 - 11:37
Kontrata e Z-Mobile, Blerimit i asistojnë këshilltarë e asistentë para deputetëve

Biznesmeni kosovar, Blerim Devolli, aktualisht është duke dhënë llogari para komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala. Edhe pse Devolli kërkoi që seanca të mbahet e mbyllur, përmes votave të deputetëve u vendos që senca të mbahet e hapur.

Pas marrjes së vendimit për seancë të mbyllur, pranë Devollit u ulën disa këshilltarë e asistentë.

Ndryshe, Blerim Devolli tha se për çështje afariste do të dontë që seanca të mbahet pa praninë e mediave.

“Kisha dashtë që me qenë e mbyllyr seanca”, deklaroi biznesmeni.

“Për shkak të çështjes afariste që janë kisha dasht me qenë e mbyllyr”, tha ai.

Pa konsulta me këshilltarët e tij, Devolli nuk po i përgjigjet deputetëve.

(Kosova Sot Online)