Në këto shtete Kosova eksporton më së shumti

  • 21 June 2019 - 19:26
Në këto shtete Kosova eksporton më së shumti

Deficiti tregtar i Kosovës është rritur me 3.9%, tregon zyra statistikore e vendit.

Eksportet kanë rënë nga 3,0% apo 31.8 milionë euro në maj, ndërsa importet rriten me 3.1% në 321.6 milionë euro.

Destinacionet kryesore të eksporteve në muajin maj ishin Shqipëra, Maqedonia Veriore dhe Zvicër.

Metalet bazë, produktet e plastikës, produktet minerale si dhe ushqimet, pijet dhe duhani ishin mallrat kryesore të eksportuara nga Kosova. 

Ndërsa shumica e importeve kanë ardhur nga Gjermnia, Turqia dhe Kina.

Në tetor të vitit të kaluar, shumica e importeve vinin nga Serbia. Por në nëntor qeveria vuri taksën 100% mbi produktet nga Serbia dhe Bosnja të cilat nuk e njohin pavarësinë e shtetit të populluar me shumicë shqiptare.

(Kosova Sot Online)