Merkel tha se Gjermania duhet të luftojë ekstremistët e krahut të djathtë, pas vrasjes së politikanit

  • 22 June 2019 - 16:38
Merkel tha se Gjermania duhet të luftojë ekstremistët e krahut të djathtë, pas vrasjes së politikanit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha të shtunën se shteti duhet seriozisht të luftojë ekstremistët e krahut të djathtë, pas vrasjes së politikanit të njohur.

Arrestimi i një të dyshuari për simpatinë ndaj ekstremistëve të krahut të djathtë pas vrasjes së Ëalter Luebcke këtë muaj, një aleat rajonal i Kancelares i njohur për qëndrimet e tij pro emigrantëve që shokoi Gjermaninë, dhe nxiti thirrjet për një përgjigje më pro aktive të qeverisë kundër ekstremistëve anti-emigrantë.

Merkel, duke folur në Dortmun në një mbledhje vjetore të kishave protestante, tha se ekstremistët e krahut të djathtë duhet të luftohen pa hezitim.

“Përndryshe ne do të kemi një humbje të madhe të kredibilitetit” tha ja duke shtuar se qeveria ka marrë në konsideratë rastin “shumë, shumë seriozisht”. Ministri i saj i brendshëm, Horst Seehofer bëri deklrata të ngjashme javën e kaluar.

Gjermania është vend i 12 mijë e 700 radikalëve të dhunshëm të krahut të djathtë, sipas agjencisë së brendshme të inteligjencës, sondazhi i Civey paraqiti 60 përqind të gjermanëve që mendojnë qeveria është duke bërë shumë pak për ti kundërshtuar ekstremistët e krahut të djathtë.

Luebcke, kryetari i qeverisë së rajonit Kassel në shtetin Hesse ishte qëlluar për vdekje në kokë nga një afërsi në ballkonin e shtëpisë së tij. Një 45 vjeçar I quajtur Stephan E u arrestuar në vikend pasi gjetën ADN-në e tij në skenën e krimit.

Hetuesit thanë se ai është një ekstremist i njohur I krahut të djathtë në vitet 1980 dhe 1990.

(Kosova Sot Online)