Aksident i rëndë në Zvicër, vdes shqiptari

  • 23 qershor 2019 - 10:55
Aksident i rëndë në Zvicër, vdes shqiptari

Një shqiptar 46-vjeçar me banim në Kantonin St. Gallen në Zvicërka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.

Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit te shqiptarit nga Kosova ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.

(Kosova Sot Online)