Policia greke kap 53 kg marijuanë, arrestohen tre të rinj shqiptarë. Droga u gjet e fshehur brenda një…

  • 23 qershor 2019 - 15:16
Policia greke kap 53 kg marijuanë, arrestohen tre të rinj shqiptarë. Droga u gjet e fshehur brenda një…

Një sasi prej 53 kg marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.

Tre të rinj shqiptarë, përkatësisht 32 dhe dy 29 vjeç, përfunduan në prangat e policisë helene në vendin e quajtur Negradha, në rajonin e Janinës.

Ata kishin transportuar lëndën narkotike përmes kufirit të gjelbër.

Droga ishte e vendosur në çanta të ndara që u gjetën në një makinë të braktisur disa kilometra më tutje në një zonë pyjore.

Droga ishte e ndarë në 35 pako.

Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se automjetit i ishin falsifikuar targa, ndërsa po vijojnë hetimet e mëtejshme për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në posedim të autorëve janë gjetur dhe konfiskuar 500 euro dhe 100 dollarë dhe dy telefona celular.

Të arrestuarit do të dërgohen pranë Prokurorit të Janinës.

(Kosova Sot Online)